BallinaLAJMEBOTA“Tajms”: Britania e Madhe do ta njohë shtetin palestinez këtë fundjavë

“Tajms”: Britania e Madhe do ta njohë shtetin palestinez këtë fundjavë

Britania do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez gjatë fundjavës, pas përfundimit të vizitës në vend nga ana e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp i cili kundërshton një vendim të tillë, bën të ditur gazeta britanike “Tajms”.

Kryeministri Kir Starmer paralajmëroi në korrik se do të ndërmarrë masa nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa për të lehtësuar vuajtjet e popullatës në Rripin e Gazës dhe nuk arrin marrëveshje për armëpushim pas luftës pothuajse dyvjeçare me Hamasin.

Në korrik, presidenti amerikan i cili për momentin është për vizitë të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, deklaroi se nuk ka asgjë kundër Londrës që të ndërmarrë një veprim të tillë, por më vonë SHBA qartë e bëri të ditur se kundërshtojnë veprime të tilla nga aleatët e tyre evropianë.

Starmeri i cili është nën presion nga Partia Laburiste për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, tha se Britania e Madhe do të njohë shtetin palestinez para Asamblesë së përgjithshme të KB-së javën e ardhshme nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa të rëndësishëm për të zbutur situatën në Rripin e Gazës.

Lajme te lidhura

spot_img