Me rastin e festës “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, nesër (11.04.2025), Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të trafikut për disa rrugë në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
Siç informojnë nga MPB-ja, nesër në periudhën nga ora 18:00 deri në përfundimin e manifestimit me rastin e festës fetare dhe shtetërore “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, në qendrën e qytetit të Shkupit sipas nevojës për qarkullim do të mbyllen: bulevardi “Aradhat Partizane” nga kryqëzimi me rrugën „Frenklin Ruzvelt” deri te kryqëzimi me bulevardin “VMRO”, bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit” nga kryqëzimi me bulevardin „Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën “Dimitrie Çupovski” dhe rruga “Mitropolit Teodosij Gologanov” nga kryqëzimi me rrugën “9 Maji” deri te rrethrrotullimi me rrugën “Shën Kirili dhe Metodi”.
Autobusëve të transportit publik (autobusëve) që kalojnë mbi urën „Goce Dellçev” sipas nevojës do t’u ndryshohet itinerari, me ç’rast ata do të lëvizin nëpër bulevardin „Ilinden” dhe përmes rrugës “Franklin Ruzvelt” do të kyçen në bulevardin “Arardhat Partizane”, ndërsa autobusët që kalojnë nëpër qendër do të lëvizin nëpër rrugën „M.T. Gologanov” dhe përmes rrugës “Frenklin Ruzvelt” do të kyçen në bulevardin „Aradhat Partizane”, ndërsa në drejtim të kundërt autobusët do të përdorin rrugët e njëjta.
Në komunën e Gjorçe Petrovit sipas nevojës për qarkullim do të mbyllet rruga „Maqedonska Vojska“ para kishës „Sh. Petar dhe Pavle“ në segmentin nga kryqëzimi me bulevardin „Aradhat Partizane“ deri te rruga “Gjorçe Petrov”.
Në komunën Aerodrom sipas nevojës për qarkullim do të mbyllet rruga lokale drejt fshatit Lisiçe.
Nga MPB-ja njoftojnë se sipas nevojës për qarkullim do të mbyllen edhe rrugë të tjera që gravitojnë rreth objekteve fetare dhe bëjn thirrje që qytetarët t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.



