BallinaLAJMEKosovë77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Ushtria e Kosovës, e gatshme t’i bashkohet Aleancës

77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Ushtria e Kosovës, e gatshme t’i bashkohet Aleancës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar NATO-n në 77-vjetorin e themelimit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Ushtria e Kosovës është e gatshme për t’u bërë anëtare e kësaj aleance.

“Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë”, tha Haradinaj.

Ai dërgoi urimet dhe mirënjohjen “më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”.

Postim i plotë:

Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, sot shënon 77-vjetorin e themelimit.

Populli i Kosovës i mbetet përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe.

Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë.

Lajme te lidhura

spot_img