Investime amerikane në vlerë prej gjithsej 150 miliardë stërlina ishin publikuar gjatë vizitës së dytë shtetërore të presidentit amerikan Donald Tramp në Britaninë e Madhe.
Rreth 7.600 vende të punës të “cilësisë së lartë” do të krijohen në Mbretërinë e Bashkuar si rezultat i të ardhurave të parave nga kompanitë e mëdha amerikane, njoftoi qeveria britanike.
Kryeministri britanik Kir Starmer e përshëndeti publikimin e investimeve, që erdhi një ditë para se ai të takohet me Trampin.
Në mesin e kompanive që premtojnë investime në Britaninë e Madhe është kompania për menaxhim me mjete Bllekstoun, e cila do të investojë 90 miliardë stërlina, përveç 10 miliardë stërlinave të publikuara më herët për zhvillim të qendrave për të dhëna.
Kompanitë e tjera përfshijnë firmë investimi Prologis me investime prej 3,9 miliardë stërlina dhe kompani softueri Palantir me 1,5 miliardë stërlina.
Në ndërkohë, gjatë takimit me Trampin në kështjellën Uindzor mbrëmë, mbreti britanik Çarlls i Treti e lavdëroi presidentin amerikan për “përkushtimin personal” të tij në përpjekjen që t’i jepet fund konflikteve në mbarë botën.