Kompania “Gugëll” (Google) është themeluar më 4 shtator të vitit 1998, në një garazh në Luginën e Silikonit. Koha tregoi se ai është brend i cili e transformoi botën në kuptim të kërkimit të informacioneve.
Themeluesit Lari Pejxh dhe Sergej Brin u njoftuan në Universitetin Stenford (në qytetin me të njëjtin emër në Kaliforni, SHBA). Ata bënin jetë studentore e mbushur me kohë të kaluar mirë dhe pak gjumë, por përveç duke shijuar rininë e tyre, djemtë filluan të krijonin një motor kërkimi që fillimisht e quajtën “Bekrab” (BackRub). Projekti i tyre tërhoqi shpejt investitorë, pas së cilës lindi nevoja për të ndryshuar emrin e produktit. Kështu, ata vendosën për “Gugëll”, që rrjedh nga neologjizmi amerikan “googol” – fjalë e shpikur në vitin 1938, d.m.th. një lloj zhargon që tregon shprehjen matematikore 10 në fuqinë e qindtë, d.m.th. numrin me shifrën 1 të ndjekur nga njëqind zero.
Kështu, Pejxh dhe Brin filluan me kapital prej 100.000 dollarë, nga Endi Behtollshajm. Kështu, nga garazhi i tij ishin zhvendosur në Pallo Alto, ndërsa pastaj edhe në Mauntin Vju, ku ende edhe sot gjendet selia e kompanisë “Gugëll”.
Më tutje, kompania u bë një nga më të rëndësishmet në shekullin 21. Në shërbimet e saj, bëjnë pjesë edhe “Gmejll” (Gmail), “Gugëll maps”, dhe “Android”, “Jutjub” dhe shumë të tjera të cilat u bënë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve në mbarë botën.