BallinaLAJMEFisnik Mela takon dibranët që jetojnë në Shkup, ua prezanton programin elektoral

Fisnik Mela takon dibranët që jetojnë në Shkup, ua prezanton programin elektoral

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka njoftuar se dje në hapësirat e komunës së Çairit, është takuar me dibranët të cilët jetojnë në Shkup, të cilëve u ka prezantuar programin elektoral.

“Sot, në hapësirat e Komunës së Çairit, pata kënaqësinë të takohem me dibranët që jetojnë në Shkup, të cilëve u prezantova programin tim elektoral. Në këtë takim na nderuan me praninë e tyre zëvendëskryeministri i parë z. Izet Mexhit dhe deputeti z. Bekim Sali, të cilëve u jam mirënjohës për përkrahjen dhe bashkëpunimin. Para dibranëve, u zotova se ndryshimet që presim të sjellim do të jenë të prekshme, të drejta dhe në funksion të qytetarëve. Bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë, për një Dibër ku zëri i çdo qytetari respektohet dhe përfaqësohet me dinjitet”, ka deklaruar Mela.

Lajme te lidhura

spot_img