Sistemi për hyrje në Bashkimin Evropian (EES – Entry/Exit System) prej sot duhet të bëhet plotësisht operativ dhe t’i regjistrojë të gjithë shtetasit e huaj që do t’i kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së përmes cilit do vendkalim tokësor, porte apo aeroporte.
Me sistemin që filloi të zbatohet pjesërisht prej 12 tetorit të vitit të kaluar, në kufijtë e jashtëm të BE-së vendoset mënyrë e re, e digjitalizuar e evidentimit dhe kontrollit të shtetasve që udhëtojnë për qëndrim afatshkurtë, ndërkaq janë nga shtete joanëtare të BE-së.
Ministria e Punëve të Jashtme shfaqë bindje se janë vënë në funksion të gjitha resurset e disponueshme, për qarkullim të shpejtë dhe të papengueshëm të udhëtarëve në vendkalimet tona kufitare, ndërsa nga Asociacioni i transportuesve “Makamtrans” thonë se nuk priten pengesa të mëdha dhe tollovi në vendkalimet kufitare për komunikacionin ngarkues se sa zakonisht.
Me vendosjen e sotme të plotë të sistemit EES, hyrjet dhe daljet do të evidentohen në mënyrë elektronike, ndërsa sistemi do të mundësojë përpunim të të dhënave themelore biometrike (shenjat e gishtërinjve dhe fotografia). Qëllimi është identifikimi më i shpejtë dhe ndjekja mëe fikase e qëndrimit të lejuar në pajtim me rregullën 90 ditë në periudhë prej 180 ditëve, me çka koha e qëndrimit në vendkalimet kufitare për hyrje në BE do të rritej.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga ana e Policisë kufitare të shtetit tonë janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, përkatësisht janë vënë në funksion të gjitha resirset e disponueshme materiale-teknike dhe njerëzore, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të shpejtë dhe të sigurt të udhëtarëve në vendkalimet tona kufitare.
Според Министерството за внатрешни работи, од страна на Граничната полиција на нашата држава преземени се сите потребни мерки и активности, односно ставени се во функција сите расположливи материјално-технички и човечки ресурси, со цел обезбедување брз и непречен проток на патници на нашите гранични премини.
Duke pasur parasysh se sistemi i ri elektronik i BE-së – EES, ishte në funksion në vendkalimet kufitare hyrëse në zonëne Shengenit edhe më parë, një numër i madh i shoferëve profesionistë janë rejgistruar në të, sipas kryetares së “Makamtrans”, Biljana Muratovska, nuk priten pengesa të mëdha dhe tollovi në vendkalimet kufitare për komunikacionin ngarkues, që, potencoi, nuk është rast me transportin e udhëtarëve dhe automjeteve të udhëtimit.
Ajo sqaroi se prej 10 prillit do të fillojë numërimi i kombinaur i ditëvepër qëndrim posaçërisht për shoferët profesionistë, që do të thotë deri në skadimin e 180 ditëve (10 tetor) do të përdoren të dhënat nga sistemi elektronik, por do të numërohen edhe edhe vulat e evidentuara në dokumentet e udhëtimit, derisa nuk mundësohet marrja e vizave të punës nga shtete të caktuara me të cilat do të tejkalohen problemet deri në miratimin definitiv të Strategjisë së re të vizave, ku shoferët njihen si profesionistë.



