Numri i ilaçeve që ishin si mungesë në vendet anëtare arriti nivele rekord në vitet 2023 dhe 2024.
Mungesat e barnave kryesore në BE sipas të gjitha gjasave do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, sipas raportit nga Gjykata evropiane e revizorëve. Dhe pavarësisht masave kundërvepruese, mbetet rreziku që disa barna, duke përfshirë antibiotikët e zakonshëm, herë pas here të bëhen të pakapshëm.
Numri i ilaçeve në mungesë në vendet anëtare arriti nivele rekord në vitet 2023 dhe 2024 – nga janari i vitit 2022 deri në tetor të vitit 2024, vendet anëtare kishin mungesa kritike të 136 ilaçeve, theksohet në raport.
Klaus-Hajner Lene nga Gjykata evropiane e revizorëve ka bërë thirrje për zgjidhje efektive të problemit. Ai paralajmëroi se BE-ja është plotësisht e varur nga Azia për qetësuesit e dhimbjeve të zakonshme si paracetamoli dhe ibuprofeni. Një nga arsyet kryesore për mungesën e ilaçeve është zinxhiri i dobët i furnizimit, sipas revizorëve në Luksemburg.
Në mënyrë shtesë, tregu i brendshëm evropian për ilaçet është i fragmentuar, ndërsa tregtia e lirë është e kufizuar. Komisioni Evropian i cili është përgjegjës për propozimet ligjore në BE, pajtohet me thirrjen e revizorit për një kuadër më të fortë evropian. Komisioni shfaqi shpresë se vendet anëtare dhe parlamenti Evropian do ta miratojnë së shpejti ligjin e propozuar për të adresuar problemin e mungesës së ilaçeve.