Pak më shumë se dy muaj pas votimit për mosbesim, Komisioni Evropian nën udhëheqjen e Ursula fon der Lajenit përsëri po përballet me propozime të tilla. Këtë herë, kritikat kanë të bëjnë edhe me marrëveshjen doganore me Trampin.
Komisioni Evropian i Ursula fon der Lajenit do të duhet përsëri të përballet me votimin për mosbesim në Parlamentin Evropian në fillim të tetorit.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, deputetët për këtë u informuan nga kryetarja e Parlamentit, Roberta Mecola. Votimi duhet të zhvillohet midis 6 dhe 9 tetorit.
Më herët u kontrollua nëse propozimet, siç është nënshkruar me rregullore, mbështeten nga të paktën 72 deputetë, gjegjësisht një e dhjeta prej 720 deputetëve.
Kritikat në propozime dhe votim për mosbesim, të parashtruara nga grupi i krahut të djathtë Patriotët për Evropën (Patriots for Europe”) dhe grupi parlamentar E Majta, drejtohen kryesisht kundër Fon der Lajenit, por votimi për mosbesim mund të zbatohet vetëm për të gjithë Komisionin Evropian.
Propozimi, mes tjerash, kritikon politikat e Fon der Lajenit për klimën dhe migracionin. Deputetët e akuzojnë më tej atë për mungesë transparence dhe censure, si dhe kritikojnë marrëveshjet tregtare. “Evropa sot është më e dobët sot se kurrë sepse kryetarja e Komisionit vazhdimisht dështon të adresojë sfidat më urgjente”, theksohet në propozim në të cilën ka mbikëqyrje “Politiko”.
Shefi i grupit parlamentar të së majtës në Parlamentin Evropian, deputeti gjerman Martin Shirdevan, mes tjerash tha: “Komisioni ka lidhur një marrëveshje katastrofike doganore me Trampin”. Sipas tij, ai pakt është një sulm ndaj industrisë evropiane dhe do të shkatërrojë mijëra vende pune. Përveç kësaj, Komisioni ka heshtur për shumë kohë në lidhje me katastrofën humanitare në Rripin e Gazës.
Megjithatë, votimi për votëbesim konsiderohet i pamundur të ketë sukses, pasi do të kërkonte një shumicë prej dy të tretash të numrit të përgjithshëm të votave, si dhe shumicën e të gjithë anëtarëve të parlamentit. Kjo do të thotë të paktën 361 vota, ndërsa nëse të gjithë deputetët janë të pranishëm dhe votojnë deri në 480.