“Rrugët e Maqedonisë”: Qarkullimi në rrugë zhvillohet pa pengesa, ekipet mbeten në terren
Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale gjatë 24 orëve të fundit ka punuar aktivisht për sigurinë në komunikacion. Qarkullimi rrugor në vend po zhvillohet pa pengesa, thuhet në njoftimin e “Rrugët e Maqedonisë”.
Në njoftim theksohet:
“Të gjitha kapacitetet dhe makineritë në dispozicion janë vënë në funksion në mbarë Maqedoninë, me qëllim të pastrimit në kohë të borës.
Është hequr ndalesa për automjetet e rënda në rrugën Resnjë–Ohër, në qafën malore Bukovë. Është hequr edhe ndalesa në rrugën magjistrale A3, në aksin Dellçevë–Dellçevë, pranë pikës kufitare. Qarkullimi në këto segmente zhvillohet pa pengesa.
Ekipet e ‘Rrugët e Maqedonisë’ mbeten në terren dhe u bëjmë apel shoferëve që ta përshtatin drejtimin e automjeteve me kushtet e rrugës.”



