Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij në momentet e vështira.
Përmes një postimi në Facebook, djali i Jakup Krasniqit ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj familjes, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me vizitën e babait të tij në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Jakup Krasniqi qëndroi për katër ditë në Kosovë, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë ia miratuan vizitën për arsye humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Të shtunën, ai u largua nga shtëpia në Prishtinë për t’u kthyer në Hagë.









