BallinaLAJMEBOTAVala e defekteve teknologjike në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në...

Vala e defekteve teknologjike në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë

Shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, Sean Cairncross, është shkarkuar nga detyra, disa ditë pas një serie dështimesh teknologjike që shkaktuan probleme në infrastrukturën kritike amerikane.

Sipas Reuters, një burim pranë Shtëpisë së Bardhë konfirmoi largimin e Cairncross, ndërsa më herët Axios raportoi se ai po planifikonte të largohej, në mënyrë që administrata Trump të siguronte konfirmimin në Senat të pasuesit të tij përpara se demokratët të merrnin kontrollin në janar.

Në këtë pozicion pritet të emërohet Kirsten Davis, e cila deri së fundmi drejtonte sektorin e teknologjisë së informacionit në Pentagon.

Largimi vjen në një moment të vështirë për administratën amerikane, pasi gjatë javës së kaluar një sërë defektesh teknologjike prekën linjat ajrore, sistemet bankare dhe shërbimet qeveritare. Ndër incidentet më serioze ishte pezullimi i përkohshëm i fluturimeve në të gjithë vendin, që preku mbi 18 mijë fluturime, si dhe problemet me shërbimet e Microsoft dhe JPMorgan Chase.

Shqetësim të veçantë shkaktoi edhe ndërprerja e një rrjeti komunikimi të klasifikuar të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), e cila dyshohet se erdhi si pasojë e një problemi teknik gjatë mirëmbajtjes së planifikuar.

Pavarësisht njëpasnjëshëm të incidenteve, zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se nuk ka prova që defektet janë të lidhura me njëra-tjetrën apo se janë shkaktuar nga sulme kibernetike ose ndërhyrje të shteteve të huaja.

Sean Cairncross mori detyrën e drejtorit kombëtar të sigurisë kibernetike në gusht 2025, me përgjegjësi për koordinimin e strategjisë federale në këtë fushë dhe këshillimin e presidentit Donald Trump. Deri më tani, nuk është konfirmuar nëse shkarkimi i tij lidhet drejtpërdrejt me dështimet e fundit teknologjike.

Lajme te lidhura

spot_img