BallinaLAJMEKosovëKuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, pas një debati të gjatë mes pushtetit dhe opozitës, i cili zgjati deri pas mesnatës.

Projektbuxheti mori 61 vota për, ndërsa diskutimet u karakterizuan nga përplasje për politikat ekonomike, investimet kapitale, pagat dhe masat sociale.

Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i vitit 2026. Gjatë prezantimit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se dokumenti synon ta çojë Kosovën në një fazë të re të transformimit ekonomik, duke përfshirë rritjen e pagave, mbështetjen e familjeve dhe investimet në infrastrukturë.

Lajme te lidhura

spot_img