Erë e fuqishme dhe reshje lokale, fundjava sjell mot më të ftohtë
Një qarkullim i fuqishëm ajror nga jugu, me erë që në disa vende do të tejkalojë 80 kilometra në orë, me rreshje lokale të shiut si dhe temperatura deri në 25 gradë, do ta karakterizojnë motin sot. Pas motit relativisht të ngrohtë, nga e shtuna pritet depërtimi i një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, që do të sjellë ulje të temperaturave, veçanërisht në pjesët veriore të vendit.
Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, periudha me diell dhe reshje lokale shiu herë pas here. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 18 deri në 25 gradë. Do të fryjë erë e fuqishme deri në shumë të fuqishme nga jugu, e cila në disa vende do të kalojë shpejtësinë prej 80 kilometrash në orë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, rreshje shiu dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga jugu. Temperatura e mëngjesit do të zbresë në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 24 gradë.
Nën ndikimin e disa valëve të lagështa ajrore, ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, herë pas here, me intensitet të dobët deri mesatar. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull në mëngjes.



