BallinaNë fokusBen Blushi zbulon origjinën e emrit Tiranë: Vjen nga fjala tiran, mijëra...

Ben Blushi zbulon origjinën e emrit Tiranë: Vjen nga fjala tiran, mijëra vjet më parë…

Nga e ka marrë emrin Tirana dhe cila është historia që fshihet pas tij? Kjo është një nga enigmat që ka shoqëruar ndër vite kryeqytetin shqiptar, për të cilën kanë qarkulluar disa versione dhe teori. Një interpretim të tijin ka ndarë shkrimtari Ben Blushi, i cili përmes një postimi në Facebook ka renditur pesë hipotezat më të njohura për origjinën e emrit të Tiranës, duke shpalosur edhe versionin që ai beson se është më i mundshmi.

Blushi hedh poshtë teoritë që e lidhin emrin e qytetit me një kala, një prodhues vere, djathin, thurjen e trikos prej leshi apo edhe me Teheranin, kryeqytetin e Iranit. Sipas tij, emri Tiranë rrjedh nga fjala “tiran”, të cilën e lidh me termin “tyrannos”, që në interpretimin e tij ka origjinë pellazge.

Shkrimtari argumenton se në fillesat e tyre tiranët nuk kishin domosdoshmërisht kuptimin negativ që u atribuohet sot, por përfaqësonin figura që rrëzonin mbretërit dhe merrnin pushtetin në emër të popullit. Me kalimin e kohës, sipas tij, ky koncept ndryshoi, duke u lidhur me sundimin e egër dhe gjakatar.

Nga Ben Blushi

Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit.
Pra cdo të thotë Tiranë?
Kush e tha i pari këtë fjalë?
Në cilin vit?
Pse u përdor ky emër dhe jo një tjetër?
Versionet që kanë qarkulluar janë pesë dhe po i përmbledh.
Disa thonë se emri Tiranë vjen nga një kala, disa thonë se vjen nga një prodhues vere, disa besojnë se vjen nga fjala djathë, disa nga thurrja e një triko leshi dhe disa të tjerë se vjen nga Teherani, kryeqyteti i sotshem i Iranit.
Me pak fjalë Tirana u themelua në vitin 1614 si një lloj Teherani i Ri, apo New Teheran, njê Teheran Evropian.
Por sipas meje emri nuk vjen as nga një copë djathë, as nga një triko leshi, as nga prodhuesi i dehur i verës, as nga kalaja e Turjanit dhe as nga Teherani.
Unë besoj se emri i Tiranës vjen nga fjala tiran që është fjala pellazge, tyrannos, e cila pershkruan një njeri që rrëzon mbretërit dhe qeveris në emër të popullit.
Në fillim tyrannosët apo tiranët ishin demokratë, popullorë por me kalimin e kohës u bënë të egër dhe gjakatarë.
Askujt nuk duhet ti vijë keq që fjala Tiranë vjen nga fjala tiran.
Për të kuptuar argumentat që më kanë shtyrë të besoj se tirani i parë ka jetuar disa mijëra vjet më parë në zonën e Tiranës së sotshme duke i dhënë qytetit tonë emrin e vet, lexoni romanin tim Historitë e Cmendura të Tiranës që është në cdo librari.
Lexim të mbarë.

Lajme te lidhura

spot_img