Moti sot

Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në mëngjes do të jetë ftohtë, me temperatura minimale rreth minus 1 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup, paraditja do të jetë me diell dhe me vranësira të larta, ndërsa pasdite pritet mot kryesisht i vranët. Temperatura minimale do të zbresë deri në minus 2 gradë, kurse ajo maksimale do të arrijë rreth 12 gradë.

Mëngjesi i ftohtë dhe temperaturat pranë zeros mund të sjellin ngrica lokale, ndaj qytetarëve u këshillohet kujdes gjatë lëvizjes, sidomos në orët e para të ditës.

Të dielën, në vend pritet më shumë diell. Temperaturat minimale do të jenë rreth 5 gradë, ndërsa maksimale sërish deri në 12 gradë. Në Shkup parashikohet mot me diell të zbehtë, me temperatura nga 5 deri në 12 gradë Celsius.

Lajme te lidhura

spot_img