Sot pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa lugina mund të ketë mjegull gjatë mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 8 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 17 gradë.
Deri të dielën moti do të mbetet i qëndrueshëm, me periudha me diell. Gjatë fundjavës, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero, ndërsa në disa lugina pritet mjegull. Deri në mesin e javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.



