Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët lindore priten reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8 deri në 15 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 14 gradë.
Deri të dielën moti do të mbetet i qëndrueshëm, me periudha me diell. Gjatë fundjavës, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero, ndërsa në disa lugina pritet mjegull në orët e mëngjesit.
Në fillim të javës së ardhshme priten kushte për reshje të dobëta lokale shiu.



