BallinaLAJMEMaqedoniPas “Alta Bankës”, edhe sigurimet në pikëpyetje? LSDM ngre alarmin për „Alta...

Pas “Alta Bankës”, edhe sigurimet në pikëpyetje? LSDM ngre alarmin për „Alta Sigurimi“

„Alta Banka“, përmes pronarit të saj Davor Macura, ka blerë kompaninë e sigurimeve „ZOIL Maqedonia“ për rreth 1.7 milionë euro. Pas blerjes, kompania ndryshoi emrin në „Alta Sigurimi“ SHA Shkup, ndërsa Macura u bë pronar i vetëm me 100 për qind të aksioneve me të drejtë vote, njoftoi LSDM-ja.

Nga partia opozitare ngrejnë pikëpyetje nëse janë të rrezikuara edhe policat e sigurimit të qytetarëve, duke kërkuar sqarime për mbulimin e dëmeve nga aksidentet e trafikut, sigurimin e automjeteve, pronave, shtëpive dhe banesave.

LSDM-ja kërkon përgjigje edhe për sigurimet private, shëndetësore, të udhëtimit, aksidentet në punë, si dhe sigurimet e objekteve afariste, industriale, makinerive dhe inventarit.

Partia pyet nëse Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve po ndërmerr masa dhe nëse, pas problemeve në sektorin bankar, mund të tronditet edhe sektori i sigurimeve.

„Pse heshtet për këto çështje?“, pyesin nga LSDM-ja, duke kërkuar hetim dhe përgjegjësi penale.

Nga opozita akuzojnë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe guvernatorin Trajko Sllaveski se kanë lejuar hyrjen e kapitalit kriminal në Maqedoni

Lajme te lidhura

spot_img