BallinaLAJMEShqipëriProtestat në vend, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për...

Protestat në vend, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, pas episodeve të dhunës dhe dëmeve të shkaktuara gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë.

Gjatë takimit, Rama u ndal te masat që qeveria synon të ndërmarrë për të lehtësuar problematikat e strehimit, veçanërisht për studentët dhe çiftet e reja.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se, përmes ligjit të ri për strehimin social dhe të përballueshëm, qeveria do të mbështesë financiarisht studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara, duke mbuluar 50% të vlerës së qirasë.

“Ligji për strehimin social dhe të përballueshëm është ligj i ri që adreson edhe problematikën e studentëve dhe e adreson, sepse që në programin e qeverisë dhe një muaj më parë materializuam këtë draft, duke krijuar një qasje krejt të re në raport me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar pa u marrë frymën prindërve qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë së studentëve që plotësojnë kriteret e vendosura.

Nga ana tjetër, janë pjesë të tjera të ligjit që lidhen me mbështetjen me kredi me interes zero për çiftet e reja, për apartament me çmim të caktuar. do vëmë në dispozicion financa, ku sic po bëjmë me “investo sipermarrjen tende”, ku plot të rinj kanë bërë aplikime për më shumë financim, do bëjmë edhe për strehimin dhe për pjeset e tjera”, tha Rama.

Lajme te lidhura

spot_img