Moti sot

Në Maqedoninë e Veriut sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të moderuara lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 13 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të zbresë në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë në 18 gradë.

Në ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës.

Lajme te lidhura

spot_img