BallinaLAJMEMaqedoniGashi u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Tom...

Gashi u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Tom Van Kampen

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim dypalësh me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Holandës, Tom Van Kampen, në Romë, në kuadër të Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, ai e shfrytëzoi këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tij për projektet e shumta përmes të cilave Mbretëria e Holandës kontribuon në zhvillimin demokratik dhe zbatimin e proceseve reformuese në vend.

Van Kampen informoi se në mandatin e kaluar parlamentar ka ushtruar funksionin e referuesit në Komisionin për Çështje Evropiane për perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë drejtim, kryetari Gashi dha një pasqyrë më të gjerë të situatave në lidhje me rrugën e integrimit evropian të vendit, si dhe sfidave të mundshme që rrjedhin nga shtyrja e procesit të zgjerimit. U konfirmua rëndësia strategjike e integrimit evropian dhe efekti transformues që hapja e negociatave të aderimit do të kishte në shoqëri. Plani i Rritjes dhe Agjenda e Reformave u vlerësuan si hapa pozitivë drejt avancimit të proceseve reformuese dhe afrimit të vendit me Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ekzistojnë mundësi për të avancuar bashkëpunimin parlamentar dypalësh, si në nivelin e deputetëve, ashtu edhe në nivelin e shërbimeve parlamentare, pavarësisht faktit se në Parlamentin Holandez nuk ka grup miqësie, siç vepron në Kuvend. Në fund, u zotuan të përparojnë më tej bashkëpunimin dypalësh në periudhën e ardhshme, duke përfshirë edhe vizitat në nivelin më të lartë.

 

Lajme te lidhura

spot_img