Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i cili sipas tij do të sjellë 2.000 vende të reja pune dhe prodhimin e pjesëve për gjigantin gjerman të automobilave “Audi”.
Mickoski e cilësoi investimin si një lajm të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe qytetarët, duke theksuar se hapja e vendeve të reja të punës krijon mundësi dhe siguri më të madhe për familjet.
“Me punë, investime dhe rezultate konkrete po e ndërtojmë të ardhmen”, ka shkruar Mickoski.
Në reagimin e tij, kryeministri ka kritikuar edhe opozitën, duke e akuzuar për destruktivitet, gënjeshtra dhe pengesa politike, ndërsa ka theksuar se Qeveria do të vazhdojë të angazhohet për hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e standardit të jetesës.



