Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut. Në disa vende priten edhe bubullima të rralla.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 10 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 29 gradë.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë.



