Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria është e gatshme të bisedojë për çështjet që pengojnë rrugën eurointegruese të vendit dhe të kërkojë zgjidhje përmes dialogut.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për bllokimin e procesit eurointegrues dhe pyetjes nëse kjo temë do të diskutohet në takimin e nesërm me Ursula von der Leyen, Mickoski tha se qëndrimi i tij tashmë është bërë i qartë.
“Qëndrimi dhe argumentet tona janë të qarta. Jemi të gatshëm të bisedojmë, të debatojmë dhe në fund të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Mickoski.
Ai njëkohësisht kritikoi qëndrimet e opozitës, duke i cilësuar ato si “gjithnjë e më radikale”.



