BallinaLAJMEMaqedoniGRANIT OSMANI: Unë nuk kam ndryshuar qëndrim ndaj kauzës. Kam ndryshuar qëndrim...

GRANIT OSMANI: Unë nuk kam ndryshuar qëndrim ndaj kauzës. Kam ndryshuar qëndrim ndaj keqpërdorimit të kauzës

Kur mësova për protestën, bëra thirrje që të mbështetet masivisht. Por kur u bë e qartë se pas saj qëndron një organizim politik e tërhoqa mbështetjen time për atë organizim.
Dhe këtë do ta them edhe më qartë: UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së. Bashkëluftëtarët nuk janë dekor për mbijetesën politike të askujt. As vuajtja e tyre nuk mund të shndërrohet në kapital politik.
Unë para disa ditësh dola në marsh për krerët e UÇK-së. Dola sepse besoj në kauzë, jo sepse dikush më kërkoi të dal për një agjendë partiake.
Kam qenë në luftë. Jam invalid lufte. E di çfarë do të thotë sakrifica dhe e di shumë mirë dallimin mes luftës për një kauzë dhe luftës për një parti.
Prandaj, BDI-ja dhe portalet e saj le të mos tentojnë të më mësojnë mua se çfarë është patriotizmi dhe çfarë është besnikëria ndaj UÇK-së.
Kauzën do ta mbështes. Bashkëluftëtarët do t’i mbështes. Por asnjë parti nuk do të ketë të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së si mburojë për interesat e veta politike.
Këtë qëndrim nuk ma ndryshon asnjë portal, asnjë presion dhe asnjë fushatë njollosjeje.
Liri për Çlirimtarët 🇦🇱 #liriakaemer Granit Osmani

Lajme te lidhura

spot_img