Gjatë qëndrimit të tij në Michigan, kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ai deklaroi se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë Kosovën, por nënvizoi se institucionet e saj duhet të përcaktojnë mënyrën e reagimit ndaj këtij vendimi.
“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama, raportojnë mediat shqiptare.
Në fjalimin e mbajtur përpara shqiptarëve në Michigan, kreu i qeverisë shqiptare njoftoi gjithashtu për hapjen e një konsullate shqiptare në këtë shtet.
“Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë keni nevojë për të. Shqipëria ka një derë tani kur ju të keni nevojë për çështje konsullore”, u shpreh kryeministri shqiptar.



