Në Maqedoninë e Veriut sot do të mbajë mot kryesisht me diell, me paraqitje të vranësirave të lehta dhe lokale. Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shënojnë rritje dhe moti do të jetë shumë i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat minimale në vend do të lëvizin rreth 15°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 30°C. Do të fryjë erë e dobët, pa ndonjë ndryshim të rëndësishëm të kushteve atmosferike. Në pjesën më të madhe të vendit pritet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperatura minimale do të jetë rreth 14°C, ndërsa gjatë ditës maksimalja do të arrijë deri në 32°C. Pasdite do të vazhdojë moti i ngrohtë, ndërsa në mbrëmje pritet ulje graduale e temperaturave.
E diel, 20 shtator: Mot pjesërisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite në disa zona mund të ketë reshje të shkurtra dhe bubullima. Temperatura deri në 30°C, ndërsa në Shkup deri në 32°C.
E hënë, 21 shtator: Vranësira më të shumta dhe reshje lokale, kryesisht pasdite. Temperaturat do të ulen deri në rreth 26°C, ndërsa në Shkup maksimalja do të arrijë 29°C.
E martë, 22 shtator: Mot më i freskët, me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat maksimale rreth 21°C, ndërsa në Shkup deri në 23°C.



