Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se i ka kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mos sulmojë impiantet ruse të naftës dhe rafineritë.
“Problemi që kam me Ukrainën dhe Rusinë është se një pjesë e madhe e naftës vjen nga Rusia dhe kjo po shkakton një rritje të madhe të importeve.
Impiantet ruse po goditen nga Ukraina. I kërkova presidentit Zelensky të mos godasë impiantet e naftës dhe rafineritë”, tha Trump gazetarëve.
Trump është pyetur gjithashtu nëse Ukraina do të marrë autorizim për furnizim me sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot.
Ai ka bërë të ditur se po diskutohet për një version “më pak të sofistikuar” të këtyre sistemeve raketore.



