Moti sot

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, pasdite reshje lokale të rrëmbyeshme

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ngrohtë dhe me periudha me diell. Pasdite priten reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për mot të lig, të shoqëruar me erë të fuqishme dhe breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, njofton DPHM-ja.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme, si dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Gjatë javës së re, moti do të jetë kryesisht stabil dhe me diell, me vranësira të lehta deri mesatare.

Lajme te lidhura

spot_img