BallinaRajon - BotëRama mbyll takimin 7-orësh në Pogradec: Diskutime për “Besën” dhe komunikimin me...

Rama mbyll takimin 7-orësh në Pogradec: Diskutime për “Besën” dhe komunikimin me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur pas afro shtatë orësh ditën e parë të takimeve në Pogradec, ku në fokus ishin organizimi për sezonin e ri politik, puna e strukturave në qarqe dhe mënyra se si qeveria synon të forcojë komunikimin me qytetarët.

Takimi nisi rreth orës 11:30 dhe përfundoi në 18:10, me pjesëmarrjen e 12 drejtuesve politikë të qarqeve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare. Drejtuesit raportuan mbi situatën në zonat që mbulojnë dhe diskutuan për objektivat e periudhës së ardhshme.

Pas përfundimit të mbledhjes, Rama publikoi një video nga Pogradeci, duke zbuluar disa prej çështjeve kryesore të diskutuara.

“Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për ‘Besën’, kemi diskutuar për praninë besnike”, tha Rama.

 

Lajme te lidhura

spot_img