Vala e të nxehtit godet sërish Maqedoninë, temperaturat deri në 39 gradë
Maqedoninë e Veriut sot e pret një tjetër ditë e nxehtë vere, me mot kryesisht me diell dhe temperatura që në disa pjesë të vendit do t’i afrohen 40 gradë Celsius.
Gjatë orëve të mëngjesit moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës pritet vranësirë e lehtë deri mesatare. Pasdite, në zonat malore dhe më të larta, do të ketë kushte për jostabilitet lokal, me reshje të shkurtra shiu dhe paraqitje të rralla të bubullimave.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperaturë maksimale rreth 37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa për shkak të temperaturave të larta, qëndrimi në ambiente të hapura gjatë pjesës më të nxehtë të ditës do të jetë veçanërisht i vështirë.
Në pjesët e tjera të Maqedonisë së Veriut, temperaturat do të lëvizin nga 30 deri në 39 gradë Celsius, ndërsa më nxehtë pritet të jetë në rajonet jugore dhe qendrore të vendit.
Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke bërë që temperaturat e larta verore të mbeten ende të pranishme.



