I ftuar në emisonin ‘’Tema e ditës’’ në TvSitel, kryemnistri Mickoski konfirmoi se qeevria që udhëjeq ai po mbanë bisedime jozyrtare me autoritet bullgare për çështjet e hapura që tangojnë integrimin e vendit në BE.
MickoskiiI referohet legjitimitetit të Qeverisë për të biseduar me Sofjen zyrtare duke thënë se këtu nuk ka kurrfarë fshehtësie.
Mickoski konfrimoi poashtu zërat në opinion se, qeveria po mban kontakte me kabinetet e presidenetit francez, Emanuel Mkron dhe kancelarit gjerma Merc.
‘’Nuk ka kurfarë dileme se do të bisedojmë, po bisedojmë dhe kemi biseduar me qëllim që të kërkojmë zgjidhje. Çështja është se çfarë bisedoni dhe cila ësht[ lonja juaj e kuqe deri tek e cila ju shkoni në ato bisedime. Kjo është detyra jonë edhe para qytetarëve të cilët na e dhanë besimin, por edhe si Qeveri, të bisedojmë dhe këtu nuk ka kurfarë fshehtësie dhe do të vazhdojmë të bisedojmë, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, lidhur me atë nëse ekzistojnë bisedime që të gjendet zgjidhje për lëvizje të procesit eurointegrues.
Pozicioni ynë, siç shtoi, ishte plotësisht humbës në mënyrë të pabesë bazuar në atë që e nënshkroi Qeveria e kaluar.
“Ja, tani po fillojmë nga aty dhe po përpiqemi hap pas hapi të rimarrim diçka që mund të kthehet. Kështu që do të vazhdojmë të bisedojmë”, tha Mickoski në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel.
Lidhur me atë nëse ka një ndërmjetës ose lehtësues të bisedimeve të tilla, Mickoski tregoi se ata po flasin kryesisht me burra shteti – krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe me përfaqësues të lartë të BE-së. Ai shtoi gjithashtu se është vendosur kontakt i drejtpërdrejtë midis kabineteve të Mercit dhe Makronit me kabinetin e tij.
I pyetur nëse ka një ndryshim në intensitetin e bisedimeve dhe nëse tani ka një aktivitet më të madh për të arritur një lloj zgjidhjeje, kryeministri tregoi se situata aktuale në botë është mjaft komplekse dhe, sipas tij, nuk dihet nëse oreksi për zgjerim do të jetë ende në shënjestrën e liderëve kryesorë evropianë.
Kështu që, shtoi kryeministri, në periudhën në vijim do të kemi shumë pikëpyetje, do të kemi shumë të panjohura dhe do të duhet ta analizojmë të gjithë këtë proces me shumë kujdes. Nga ana tjetër, theksoi ai, ekziston konflikti në Iran, i cili po thellohet, si dhe rritja galopante e çmimeve të naftës.
Lidhur me faktin nëse mund të flasim për “të njëjtin tren” për zgjerim me fqinjët tanë – Malin e Zi dhe Shqipërinë, Mickoski tha se duhet t’u përgjigjemi sfidave duke forcuar zbatimin e reformave nga Axhenda e Reformave.
Në këtë kontekst, ai tha se duhet të jemi të kujdesshëm dhe se qëndrimi i tij nuk lejon improvizime dhe vendime të nxituara.
Prandaj, theksoi Mickoski, ne duhet të imponohemi këtu si një shtet që pretendon seriozisht të zbatojë reforma dhe këtu duhet të përgjigjemi ashpër dhe agresivisht duke zbatuar ato reforma, gjë që është ajo që po bëjmë në të vërtetë.



