BallinaLAJMEBOTA“Nuk më pëlqejnë këto gjëra/ Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen,...

“Nuk më pëlqejnë këto gjëra/ Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen, Melania shfaq pakënaqësi

Spekulimet publike për afërsinë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe një prej ndihmëseve të tij më të afërta, Natalie Harp, raportohet se kanë shkaktuar pakënaqësi te zonja e parë Melania Trump.

Debati u rikthye në qendër të vëmendjes pasi senatori demokrat i Xhorxhias, Jon Ossoff, ironizoi presidentin amerikan duke lënë të kuptohej se ai ishte i shpërqendruar nga detyrat e tij dhe i përfshirë në një marrëdhënie jashtëmartesore me Harp.

Në një fjalim të dielën, Ossoff tha se Trump “nuk dëshiron të bëjë punën” dhe se është më i interesuar të ndërtojë sallën e re të ballos në Shtëpinë e Bardhë dhe të udhëtojë me Natalie Harp në avionin presidencial, të cilin e përshkroi në mënyrë ironike si “pallatin e tyre fluturues”.

Komentet shkaktuan reagime të ashpra nga disa prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Trump. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, e sulmoi ashpër senatorin Ossoff, ndërsa drejtori i komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, e quajti atë një “humbës” në një postim në rrjetin social X.

Vetë Trump nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi akuzat. Kur u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale, ai e cilësoi Ossoff si një “imitues të Pee-ëee Herman”, duke iu referuar personazhit të njohur të komedisë amerikane.

“Melania nuk i pëlqen këto gjëra” – Sipas një personi pranë Shtëpisë së Bardhë, reagimi i fortë i administratës ndaj komenteve të senatorit lidhet pjesërisht me faktin se “Zonja e Parë nuk i pëlqen këto lloj gjërash”.

I njëjti burim, i cituar nga media amerikane Semafor, tha se Trump “zemërohet shumë” kur bëhen spekulime publike për jetën e tij personale.

Lajme te lidhura

spot_img