BallinaLAJMEMaqedoniPa ujë disa pjesë të Çairit

Pa ujë disa pjesë të Çairit

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njoftojnë se sot, më 19 gusht 2026 (e mërkurë), disa zona do të mbeten pa furnizim me ujë.

Duke filluar nga ora 09:00, pa ujë do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në Komunën e Çairit dhe në lagjen Topansko Pole.

Ndërprerja e furnizimit vjen për shkak të zëvendësimit të një valvule të ujësjellësit me diametër F-250 mm, në rrugën “Xhon Kenedi”, në kryqëzimin me rrugën “Lazar Trpovski”.

Ndërprerja do të përfshijë një pjesë të rrugës “Lazar Trpovski” dhe lagjes Topansko Pole.

Lajme te lidhura

spot_img