BallinaLAJME“Odisea” bën historinë! Filmi i Nolan kalon 1.1 miliardë dollarë

“Odisea” bën historinë! Filmi i Nolan kalon 1.1 miliardë dollarë

“Odisea” ka shënuar dy rekorde historike në arkat botërore gjatë fundjavës, duke u kthyer në filmin më të suksesshëm komercial të karrierës së Christopher Nolan.

Përshtatja kinematografike e eposit homerik, me Matt Damon në rolin e Odiseut, ka kaluar shifrën e 1.1 miliardë dollarëve në arkëtime, duke lënë pas “The Dark Knight Rises” të vitit 2012, i cili kishte grumbulluar 1.08 miliardë dollarë.Në të njëjtën kohë, “Odisea” është bërë filmi me arkëtimet më të larta në historinë e IMAX, me 289 milionë dollarë, duke thyer rekordin e “Avatar” të vitit 2009, i cili kishte arkëtuar 271 milionë dollarë nga shfaqjet IMAX.

Aktualisht, filmi renditet i dyti në listën e filmave më të suksesshëm të vitit, pas “Spider-Man: Brand New Day”, që ka arritur në 1.67 miliardë dollarë. “Odisea” është gjithashtu filmi i dytë me klasifikimin R më i suksesshëm në historinë e kinemasë, pas “Deadpool & Wolverine” të vitit 2024, që arkëtoi 1.3 miliardë dollarë.

Lajme te lidhura

spot_img