Festa e Birrës në Korçë vjen këtë vit me edicionin e 20-të dhe shumë surpriza të tjera.
Një prej tyre është bashkimi i emrave të dashur të muzikës shqiptare.
Në një nga netët e jashtëzakonshme të festë, më 15 gusht, skena e Polit të Eventeve në Drenovë do të bashkojë artistë të mirënjohur.
Ndër ta, Alban Skënderaj, këngëtari shqiptar nga Mali i Zi, David Dreshaj,ndërsa nuk do të mungojnë as artistët e njohur korçarë, si Anxhela Peristeri, Endri & Stefi.
E gjitha në një mbrëmje plot hite, emocion, atmosferë që e ka kthyer Korçën në destinacionin më të gjallë të verës, dhe më e mira, hyrja është pa biletë./CNA



