BallinaLAJMEBOTAPërkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903 Jusuf Buxhovi Kryengritja...

Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903 Jusuf Buxhovi Kryengritja e “Ilindenit” e 2 gushtit 1903, u iniciua nga Bullgaria po u përkrah me të madhe nga Serbia dhe Greqia , meqë kishin interesat që çështja e Maqedonisë të humbte tretmanin e çështjes shqiptare, për t’u kthyer në një çështje , që duhej të gjente zgjidhje në copëtimin e saj midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë. Jo rastësisht u zgjodh Krusheva (në vilajetin e Manastirit) në mënyrë që ky projekt të fitonte edhe “legjitimitet” etnik të “popullatës së përzier”, ku shqiptarët e besimit orotodoks dhe vllehet shfaqeshin si shumicë. Në këtë lëvizje u përfshinë edhe shqiptarët ortodoksë të fshatrave përreth detyrimisht – “vullnetarë” të mobilizuar nga Ekzarkati (kisha bullgare) dhe, nga militantët e VMRO-së, që po ashtu, u vunë në veprim për djegien e katundeve shqiptare të besimit mysliman në pjesën e Manastirit dhe përreth, me çka u krijua mundësia për një vëllavrasje shqiptare për intresa të huaja, siç ndodhi në të vërtetë me kundërpërgjigjen që erdhi nga Myteserifi i Shkupit, i cili mobilizoi redifet nga radhët e shqiptarëve myslimanë për ta shuar kryengritjen. Pra, si e tillë, kjo lëvizje e projektuar nga interesat ruso-sllave dhe të disa faktorëve të tjerë europian nën moton “Maqedonia maqedonasve”, nuk ishte as projekt as interes i lëvizjes kombëtare shqiptare në përputhje me kërkesat e dala në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” dhe nga “Lidhja e Pejës” për autonominë shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane, që me katër vilajetet e bashkuar shqiptare në një, do të kishte fizionominë e një Shqipërie Osmane si urë kalimtare tek Shqipëria Europiane. Meqë i ashtuquajturi “Manifest i Krusheves”nuk ka ekzistuar, por është shpikur nga KOMINTERNA ne mbledhjen e dyte te saj me 1933 per t’u mashtruar shqiptaret e te tjeret ne Maqedoni qe te mos kundershtojne lindjen e nje shteti ku do jene pakice, gjë që e gjitha mund të dëshmohet nga verbali i Komintern-it, madje edhe kush e ka propozuar dhe kush eshte caktuar te shkruaje “manifestin”, historianët institucionalistë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, duhet të rishqyrtojë qëndrimet rreth kësaj ngjarje në mënyrë që ajo të vlerësohet në përputhje me të vertetën historike dhe jo koniunkturat e caktura politike të kohës. https://www.facebook.com/jbuxhovi

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Washingtoni do të vazhdojë ta godasë Iranin “shumë fuqishëm”, duke shtuar se SHBA-ja dëshiron ta “fitojë” luftën.

Duke folur për gazetarët gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Camp David, në Maryland, Trump tha: “Ne thjesht duam të fitojmë. Po ecim shumë mirë. Po përpiqemi të jemi sa më të kujdesshëm që mundemi në një situatë të tillë. Por ata po shkatërrohen”.

“Është shumë e thjeshtë”, tha ai, duke shtuar: “Irani nuk do të ketë armë bërthamore”.

“Ne do ta godasim Iranin shumë fuqishëm dhe në një moment ata do të thonë thjesht nuk mund ta përballojmë më”, shtoi presidenti.

Gjithashtu, ai hodhi poshtë raportimet që sugjerojnë se Irani vazhdon të jetë në një pozitë të fortë.

“Irani po kalon shumë keq”, tha ai. “Ata kanë qenë shumë të pandershëm. Kanë qenë shumë të pandershëm për t’u marrë me ta”, deklaroi më tej presidenti amerikan.

Trump e krahasoi luftën ndaj Iranit me luftërat e mëparshme të SHBA-së në Vietnam dhe Afganistan, duke thënë se SHBA-ja është përfshirë vetëm për pesë muaj dhe se ka “shkatërruar” kapacitetet ushtarake të Iranit.

Sa u përket negociatave me Iranin, Trump tha: “Po humbas besimin tek ata, sepse gënjejnë”.

“Ne ishim në mes të një negociate. Po prisja që Steve të më telefononte, isha në negociata, dhe në vend të kësaj mora një telefonatë nga Pete se ata sapo kishin lëshuar pesë raketa drejt njërës prej bazave tona në Jordani, dhe ne kemi baza në Jordani”, shtoi ai.

Lajme te lidhura

spot_img