BallinaLAJMEShqipëriRama: Armiqtë përdorën “flamingot” për të sulmuar Shqipërinë

Rama: Armiqtë përdorën “flamingot” për të sulmuar Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama thotë se revolucioni i flamingove është shembulli më i mirë sesi armiqtë përdorën hapësirat digjitale për të organizuar një operacion shumë të madh kundër Shqipërisë.

Ndaj ai thekson se është thelbësore të forcohet mbrojtja kundër kërcënimeve hibride dhe ndërtimi i një shoqërie rezistente.

“Manipulimi, ndërhyrja e jashtme a e huaj në informacion, kurrë nuk mbërrin nga një uniformë veshur. Mbërrin si përmbajtje e përditshme, si indinjantë, si një trend viral, si një video e falsifikuar e “deepfake” e një të famshmi, një politikan, si një link që çohet në një grup ëhatsapp-i nga një person i cili, në fakt, mirëfilli mendon se po ndan një të vërtetë. Flet gjuhën tonë, shfrytëzon ankthet tona dhe shënjestron debatet tona të hapura dhe kjo është pikërisht arsyeja pse është kaq efektiv e pse dukemi kaq të dënuar të dështojmë përballë. Sot manipulimi e një algoritmi, nxitur e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e shpërndarë në një shkallë masive. Kështu që thelbi është që nuk ju duhet më ushtri për të destabilizuar një vend. Besoj jeni mjaft të informuar për të ashtuquajturin revolucion të flamingove. Është në fakt një shembull i jashtëzakonshëm i një plasje, i një çarje që natyrisht edhe krijuar që u bë në fakt një mënyrë për të hyrë për armiqtë tanë për të organizuar një operacion shumë të madh troll-esh dhe avatarësh. Ndërkohë që, ecim me vendosmëri drejt fazës së fundit të bisedimeve të anëtarësimit për Bashkimin Europian. Është thelbësore të forcojmë rezistencën kundër kërcënimeve hibride që në fakt nuk është ushtrim burokratik, por një hap mjaft i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie rezistente, duke mos minuar në të njëjtën kohë vlerat e saj demokratike dhe mënyrën e saj demokratike të jetesës”, tha Rama.

/tvklan.al

Lajme te lidhura

spot_img