BallinaLAJMEMaqedoniDisa pjesë të Shkupit sot pa ujë dhe energji elektrike

Disa pjesë të Shkupit sot pa ujë dhe energji elektrike

Disa pjesë të Shkupit sot pa ujë dhe energji elektrike

Disa pjesë të Shkupit sot do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energji elektrike, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup njofton se pa ujë do të mbeten disa rrugë në Komunën e Gazi Babës.

Për shkak të zëvendësimit të një valvule mbyllëse Ø80 mm në rrugën “Industrija” p.n., nga ora 09:30 deri në përfundimin e punimeve pa ujë do të jenë përdoruesit e rrugëve “Industrija”, “Pero Nakov”, “Vera Radosavleviq”, “Dimçe Milloshevski”, “Borivoje Milloshevski” dhe “Zendel Xhemail”.

Ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë edhe në rrugët “Sreçko Puzhalka” dhe “Tovarnik”, për shkak të realizimit të një lidhjeje të re në rrjetin e ujësjellësit. Punimet do të fillojnë në orën 08:30 dhe do të zgjasin deri në përfundimin e tyre.

Ndërkohë, EVN Maqedoni njofton se ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike do të ketë në lokalitetin Koshtan, në Gorno Sonje, Komuna e Sopishtes, nga ora 07:00 deri në orën 16:00.

Pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 13:30 do të mbeten edhe një pjesë e banorëve të lagjes Bardovc, në afërsi të kishës, në Komunën e Karposhit.

Qytetarët këshillohen që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre gjatë periudhës së ndërprerjeve.

Lajme te lidhura

spot_img