Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e mëdha që goditën Venezuelën është rritur në 235, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Karlos Alvarado.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Horhe Rodrigez, theksoi se më shumë se 1.500 të lënduar u hospitalizuan. Ai shtoi se tërmeti shkatërroi pjesërisht ose plotësisht 250 ndërtesa.
Rreth 4.300 persona u lënduan, ndërsa më shumë se 50.000 të tjerë rezultojnë si të zhdukur.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi Rodriguez, konfirmoi se ekipet e shpëtimit punojnë për të gjetur të mbijetuar dhe se ndihma kishte mbërritur nga SHBA-ja, Republika Dominikane, El Salvadori, Meksika dhe Katari.
SHBA-ja premtoi 150 milionë dollarë ndihmë, ndërsa armata amerikane ka dërguar anije transporti dhe aeroplanë për të mbështetur ekipet e kërkim-shpëtimit.
Dy tërmete të mëdha me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter kanë goditur Venezuelën. Epiqendra e tërmetit të parë ishte në perëndim të qytetit Moron, në bregdetin e Karaibeve, në një thellësi prej 13 kilometrash. Një tërmet i dytë pasoi pak më vonë, me një epiqendër 16 kilometra në jugperëndim të Moronit, i cili është 168 kilometra nga Karakasi.



