Nga ora 13:00, në Kuvend do të ketë seancë plenare ku do të debatohet për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, një nga zgjidhjet më të rëndësishme sistemore për garantimin e barazisë në institucionet shtetërore. Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali
Sipas Salit, ligji do të ndalojë diskriminimin sistematik që për vite me radhë ka penguar zbatimin e plotë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke vendosur mekanizma të qartë institucionalë për monitorim dhe zbatim.



