BallinaLAJMEMaqedoniZiadin Sela ribrendoi partinë në “Lidhja Shqiptare”

Ziadin Sela ribrendoi partinë në “Lidhja Shqiptare”

Ziadin Sela e ribrendoi partinë e tij me emrin Lidhja Shqiptare. Pasi u rizgjodh për kryetarë në kongresin e pestë partiak, Sela tha se ky vendim u mor për të mos qenë peng i vulave dhe vendimeve gjyqësore. Ai po ashtu theksoi se Lidha Shqiptare do të jetë një parti që mbron interest kombëtare të shqiptarëve, duke u angazhuar që gjuha shqipe të jetë me kushtetutë e barabartë me maqedonishtën. Njëherit Kongresi i Lidhjes Shqiptare miratoi edhe disa rezuluta, përfshi Rezulutën kundër majorizimit dhe mbivotimit etnik, duke përfshirë votimin me parimin e Badenterit në gjykatën Kushtetuese, si dhe rezultuta për integrim evropian, përfshi miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“E natyrisht kësaj radhe në kemi edhe emocionet brenda vetës të njerëzve që në tradhtuan, të njerëzve që thellë na ngulën thikën në ashtë, kemi pyetjet brenda vetës tonë, pse? A u sollëm keç? Në as një moment. A ju lëshuam rrugë? Gjithë rrugët e mundshme. A i nderuam edhe me këtë foltore dhe me zgjedhjen tonë? Po. Pse, kurr nuk në japin një përgjigje, që ta dimë se pse ndodhi kjo pse? Thonë, deri kur me gjuhën shqipe. Deri sa ka tendenca për të shkele njëjta, deri sa nuk do të pushoj që të llogaritet si gjuhë e dorës dytë”, u shpreh kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela.

Lajme te lidhura

spot_img