BallinaLAJMEMaqedoniTre raste dhune dhe shqetësimi janë denoncuar në Shkup

Tre raste dhune dhe shqetësimi janë denoncuar në Shkup

Tre raste të ndara të dhunës dhe shqetësimit janë denoncuar gjatë ditës së djeshme në Shkup, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Rasti i parë është denoncuar rreth orës 19:30, kur një grua 35-vjeçare në SPB Shkup ka raportuar se në territorin e Shuto Orizares është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor, E.M.

Një orë më vonë, në orën 20:30, një grua 41-vjeçare ka denoncuar se ish-partneri i saj jashtëmartesor, M.A., e kishte shqetësuar psikikisht dhe i kishte drejtuar kërcënime.

Në rastin e tretë, rreth orës 22:15, E.S. (33) nga Shkupi ka denoncuar se djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur në një autobus në territorin e Çairit. Sipas denoncimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 21:50.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të të gjitha rasteve.

Lajme te lidhura

spot_img