Studentët nga Shqipëria paralajmërojnë protestë në Tiranë më 26 maj (e martë), në mbështetje të studentëve shqiptarë nga Maqedonia. Ata kërkojnë që provimi i Jurisprudencës për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Protesta do të nisë në orën 17:00 në sheshin e Tiranës dhe më pas do të vazhdojë me marsh drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Slogani i protestës është: “Shqipëria është me Shkupin”.



