BallinaLAJMEMaqedoniKryetari Limani priti zv.ministren Zekolli-Shaqiri: Bashkëpunim për projekte në dobi të qytetarëve

Kryetari Limani priti zv.ministren Zekolli-Shaqiri: Bashkëpunim për projekte në dobi të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot priti në takim zv.ministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm mes komunës dhe qeverisë në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe investimeve që janë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit.

“Biseduam rreth projekteve të cilat tashmë janë realizim në qytetin tonë si pjesë e dy thirrjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithsesi bisedë edhe për bashkëpunim në të ardhmen dhe projekte potenciale që janë në interes të qytetarëve. Besoj që pushteti qendror duhet të jetë përkrah pushtetit lokale me të vetmin qëllim që të qytetarët të kenë jetë më të mirë dhe më cilësore”, deklaroi Limani.

Kryetari Limani bashkë me zv.ministren inspektuan edhe disa projekte që po realizohen me investim të përbashkët mes komunës dhe qeverisë.

Lajme te lidhura

spot_img