Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën në TVM1 ka thënë se për herë të parë në kampusin politik shqiptarë po ndodhë bashkimi dhe kjo ndodhi pasi opozita në zgjedhjet e fundit parlamentare theu monopolin e quajtur BDI.
Kjo, sipas tij solli konkurrencë dhe faktorizimin e votës shqiptare.
“Këtë e bëmë në zgjedhjet e fundit parlamentare që dolën me sukses, edhe më herët ka mundur të ndodhë që shqiptarët të votonin anti-BDI, por opozita ishte e ndarë. E dëshmuam edhe në zgjedhjet lokale, dolëm jashtë si VLEN me kandidatë të pavarur me Mendi Qyrën në Strugë. Pra ka sinkronizim, vendosëm se është më mirë të jemi një subjekt politik që në të ardhmen të mund të ketë një Njësi zgjedhore”, ka thënë Mexhiti.
Sipas tij, VLEN tani do të ketë forcë më të madhe absorbuese të anëtarët e pavarur nga BDI dhe ata neutral.
“Dhe rezultatet do të jenë më të mira”, ka thënë Mexhiti.
Mexhiti: Modeli me bashkëkryetarë është përparësi, raportet me VMRO-në janë korrekte
Lidhur me modelin me bashkëkryetarë, njëri nga liderët e VLEN dhe kryetar i Çairit, Izet Mexhiti tha se kjo është një përparësi.
“Nga 5-6 shkojmë në bashkëkryetarë, është përparësi, kjo funksionon në shtete jashtë si Gjermani e shtetet skandinave me sukses. Ka edhe në Kosovë, është Lëvizja “Guxo” e Vjosa Osmanit, ashtuqë kjo është risi përmes VLEN në skenën politike në vend”, ka thënë Mexhiti.
Pikat që kemi negociuar mes veti ai shton se nuk donin të jenë kalkuluese si në BDI që u bënë parti tematike, VLEN është qendër e djathtë, tha ai.
Në pyetjen se si janë raportet me VMRO-DPMNE-në ai me përgjigje se janë korrekte.
BDI mbeti vetëm me tre komuna rurale
“Janë korrekte, punojmë së bashku në projekte të përbashkëta. BDI duke mos pasur ide luajnë në kartën e legjitimitetit, pësuan debakël mbetëm me 3 komuna rurale, Likovë, Çashkë e Pllasnicë. Qytetet kryesore janë të VLEN-in, tani ikin nga zgjedhjet e parakohshme, i shihni anketat, tentuan të bëjnë koalicion multietnik që të fitojnë më shumë vota, prandaj u kthyen në kartën nacionale”, thekson Mexhiti.
Ai e ftoi Ahmetin dhe BDI në debat të hapur për të bërë siç tha, krashasimin me “VMRO-në tonë dhe VMRO-në e tyre”.
Mexhiti: Eurointegrimet top prioritet i VLEN-it, shumica është stabile
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për TVM1 ka dhënë shpjegime se pse Kongresi i partisë është caktuar më 9 maj, Ditën e Evropës. Sipas tij simbolika e kësaj është se eurointegroimet janë prioritet kryesor i tyre.
“E para, qytetarët në Maqedoninë e Veriut pa dallim përkatësisë nuk kanë alternativë tjetër pos BE-së. Ajo është edhe në top prioritetet e VLEN dhe nuk tërhiqemi nga ajo. Ofrohemi si partner ta shfrytëzojmë atë proces dhe të hapërojmë bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi në BE”, ka thënë Mexhiti.
Ai ka thënë se shumica është stabile dhe këtu nuk ka dilema.
“Shumica është stabile, bile edhe më shumë se sa është e nevojshme”, ka nënvizuar mes tjerash Mexhiti.



