Njëri nga liderët e VLEN dhe kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në intervistën për “Top news” të Tiranës ka folur edhe për marrëdhëniet me drejtuesit e Shqipërisë dhe Kosovës.
Mexhiti tha se Shqipërinë e shohin përtej të djathtës dhe të majtës.
Ai shton se mu për këtë duan të jenë në korrelacion të vazhdueshëm me qeverinë e Shqipërisë, pa marrë parasysh preferencat që ka njëra palë apo tjetër.
Ai ka folur edhe për Kongresin e parë të VLEN-it që do të mbahet më 9 maj, ku është zgjedhur modeli i bashkëkryetarëve.
“Unë dhe Bilall Kasami do të jemi bashkëkryetarë, Bekim Sali sekretar i përgjithshëm, Mimoza Musa dhe Bekim Qoku nënkryetarë. Për këtë janë duke punuar organet e punës”, ka thënë Mexhiti.



