BallinaLAJMENjë i vdekur dhe tre punëtorë ndërtimi të lënduar rëndë, i zë...

Një i vdekur dhe tre punëtorë ndërtimi të lënduar rëndë, i zë dheu në një kantier ndërtimi në Shkup

Një punëtor ndërtimi humbi jetën dhe tre janë lënduar rëndë pasi janë ngujuar nën dhe në një kantier ndërtimi në Komunën e Kisella Vodës, informoi për MIA-n dr. Dragan Panov, shef turni në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore – Shkup.

Doktori Panov deklaroi se sipas informacioneve fillestare, të pësuarit ka shumë të ngjarë të jenë midis moshës 35 dhe 45 vjeç, por, inspektimi do të tregojë se për çfarë bëhet fjalë saktësisht dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur aksidenti. Viktima, siç tha, sipas informacioneve fillestare është 34 vjeç.

“Intervenuam me katër automjete ambulance”, tha doktor Panovi.

Ministria e Punëve të Brendshme paraprakisht informoi se mëngjesin e sotëm në orën 08:17 në SPB Shkup është raportuar se në një kantier ndërtimi në rrugën “Kozjak” në Shkup gjatë gërmimit të themeleve janë ngujuar nën dhe tre punëtorë. “Dy prej tyre janë nxjerrë dhe janë transportuar me ambulancë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ndërsa në koordinim me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe Brigadën për Mbrojtje nga Zjarri, po merren masa për nxjerrjen e personit të tretë”, thonë nga MPB-ja.

Lajme te lidhura

spot_img