BallinaLAJMEMoti sot

Moti sot

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 6, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri 23 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 21 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, me paraqitje të vranësirave të ndryshueshme gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare, dhe herë pas here e fortë veriore në pjesët lindore.Nga e marta vijon një periudhë me mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me reshje të përkohshme shiu dhe bubullima. Temperaturat ditore do të jenë në rënie graduale.

Lajme te lidhura

spot_img